Subscribe

Ndërkohë që Komiteti i Ekspertëve njoftoi ndalimin e qarkullimit te çdo personi pas orës 20:00, policia e shtetit duke nisur nga kjo e mërkurë ka shtuar inspektimet në rrugët e Tiranës për të ndëshkuar të pabindurit.

 

Në lagjet dhe rrugët kryesore të Tiranës,nga vezhgimi i Vizion Plus, është vënë re një shtim i efektiveve, të cilët kanë gjobitur çdo qytetar që nuk mban maskë anti-covid.

 

Por kishte edhe nga ata qytetarë që kanë kundërshtuar uniformat blu.

 

Policia e Shtetit është vënë sërish në gatishmëri të përforcuar pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve.

Deri më tani janë vendosur mbi 60 mijë gjoba në total ndërsa nuk mungojnë rastet e qytetarëve që janë gjobitur për herë të dytë. Ndërkohë janë me qindra biznese që janë gjobitur pasi nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes se aktivitetit. Burimet bëjnë të ditur se numri i gjobave të vendosura është rritur sidomos gjatë ditëve të fundit.

 

Ndërkohë këtë muaj nis edhe vjelja e gjobave të para. Sipas burimeve, mësohet se do të vilen 30 mijë gjoba. Sa i takon të tjerave, janë në proces.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *