Subscribe

Policia ka zbarkuar në terren në akset kryesore rrugore që mbajnë edhe peshën më të madhe të trafikut me qëllim parandalimin e aksidenteve. Shefi i policisë rrugore, Erion Ahmeti deklaroi se ka një rritje të aksidenteve me dëme materiale.

 

Në fokus të punës së policisë është monitorimi i makinave me targa të huaja që janë një burim aksidentesh, por jo vetëm, nën monitorim janë edhe drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë nën efektin e lëndëve narkotike ndaj të cilëve po ashpërsohen masat.

 

Referuar të dhënave nga INSTAT si 6 mujorë u shënuan 671 aksidente nga 505 të tilla që janë regjistruar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *