Një operacion i Policisë së Korçës këtë të premte përfundoi në goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike dhe një të ndërtimeve pa leje.

 

Efektivët vunë në pranga një 30-vjeçar, që u kap në flagrancë duke iu shitur tre shtetasve të tjerë kanabis.

 

Pas arrestimit, uniformat blu vendosën të ushtrojnë një kontroll edhe në banesën e tij, për të gjetur lëndë narkotike.

 

Por aty gjetën jo vetëm drogë, por edhe dy punëtorë, që po kryenin punime pa leje në banesën e tij. Edhe ata u prangosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *