Subscribe

Policia e Vlorës ka sekuestruar  vilën e 42-vjeçarit Lorenc Xhaferri, në të cilën u gjetën të përshtatura dy kate për kultivim të kanabis sativa.

 

Burime nga blutë bëjnë me dije se kanë nisur procedurat për sekuestrimin edhe të një hoteli me vlerë 4-5 milionë euro në pronësi të tij në zonën e Lungomares, i cili ka dyshime se është ngritur si rezultat i aktiviteteve kriminale të Xhaferrit.

 

Sekuestro pritet të bëhet referuar ligjit “Antimafia”.

 

Dyshimet e policisë janë se Xhaferri ka kryer aktivitet kriminal në fushën e prostitucionit jashtë territorit të vendit, ndërsa në Shqipëri nuk ka pasur të regjistruar asnjë procedim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *