Subscribe

Policia e Vlorës ka sekuestruar mbi 1 ton droge kanabis sativa. Operacioni i koduar, “Plazhi i Vjetër”  ka bërë të mundur edhe bllokimin e 6 armëve zjarri, nga të cilat 3 kallashnikovë dhe 3 pistoleta. Lënda narkotike është gjetur në një shtëpi të pabanuar, në lagjen “1 Maji” në Vlorë, fare pranë portit të qytetit. Kanabisi ishte paketuar në 49 pako dhe ishte lidhur me natriban.

 

Në afërsi të banesës ndodheshin edhe tre persona me gomone të cilët po bënin gati të transportonin drogën drejt Italisë. Në momentin që janë pikasur nga policia të tre personat, tashmë të identifikuar janë larguar me shpejtësi. Ata janë shpallur në kërkim  nga policia, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Gjatë kësaj jave, policia e shtetit ka zhvilluar disa aksione ku në fokus ka patur goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa ka sekuestruar qindra kilogramë hashash.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *