E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia sekuestron 135 kg drogë në Vlorë, 3 në pranga

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar një sasi prej 65 kilogramë kanabis sativa, e cila ishte fshehur në një fugon tip “Ford”.

 

Reklamë

Sipas policisë lënda narkotike e cila ishte e fshehur në thasë plastmasi, u zbulua në ambientet e një pallati në zonës e Skelës.

 

Po në qytetin e Vlorës, policia ka vënë në pranga një 24 vjeçar, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në flagrancë një sasi prej 70 kilogramë kanabis. Droga u gjet në lagjen “Pavarësia”.

 

Aksionet e policisë për zbulimin e rasteve të kultivimit apo trafikimit të lëndëvë narkotike kanë nisur prej disa ditësh.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë