Pas numrit te lartë te aksidenteve me pasojë vdekjen, Policia Rrugore i rikthehet kontrolleve gjate natës për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në gjendje të dehur dhe pa dokumentacion përkatës. Kështu, gjatë orëve të para duke u gdhire e diela, u arrestuan 5 shoferë në gjendje të dehur, të cilët sipas uniformave blu, janë edhe burim potencial i aksidenteve rrugore. Gjithashtu, policia ka evidentuar një sërë shkeljesh të Kodit Rrugor nga drejtuesit e mjeteve, duke pezulluar 13 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që ishte ne vlerën e 0.5 miligram. Po ashtu 11 patenta u pezulluan për shpejtësi tej normave të lejuara. Në të njëjtën kohë janë bllokuar 6 automjete për mungesë të dokumentacionit dhe për mos shlyerje të mbi 5 masave administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *