Subscribe

Makinat dhe motorat e sekuestruara nga personazhet e krimit të organizuar tashmë nuk do të shiten më në ankande, por do ti kalojnë në përdorim policisë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se ky është një shëmbull i huazuar nga Italia, pasi në ankandet e shitjeve të pasurive të luajshme apo të paluajshme është vërtetuar se këto prona kalonin sërish tek pronarët e parë.

“Nuk do të shesim më asnjë mjet dhe asnjë lloj pasurie të sekuestruar nga krimi i organizuar. Sepse nëse i nxjerrim në shitje na ndodh siç na ka ndodhur. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Madje Italia mori një vendim të tillë pasi pas një studimi doli se mjetet ktheheshin përsëri tek ata që i kishin më përpara”, deklaroi ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Mjetet do të përdoren edhe nga SPAK apo nga institucinet e tjera ligjvënëse menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për konfiskimin e tyre.

“Momentalisht në këtë godinë ndodhet 144 makina të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi i organizuar. Kryesisht janë me masë sekuestro, ose konfiskimi nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Destinimini i këtyre aseteve në momentin që kalon shkalla në konfiskim sipas vendimit të Gjykatës së formës së prerë, pas me vendimin e Apelit, kryesisht janë desitnuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Posaçme dhe Prokurorinë e Përgjithshme”, u shpreh Erion Riçku nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara.

Fillimisht policisë do ti kalojnë 6 makina luksoze si dhe dy motora të tillë, ndërkohë më pas pritet që edhe mjete të tjera ti kalojnë në përdorim uniformave blu.

“Nga grupi i punës dhe Policia e Shtetit u konfirmua se duke filluar që nesër në orën 8:00 do bëhet veprimet për tërheqjen e mjeteve, 6 mjete si dhe 2 motora. Njëkohësisht do të inspektojmë 10 ose 15 mjete të tjera për të bërë ciklin”, shtoi Riçku.

Më heret Balla ka paralajmëruar se edhe pasuritë e paluajtëshme nuk do të shiten në ankande, por do të përdoren për shtetin, apo për viktimat e trafikimit e dhunës dhe të trafikimit./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *