E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia nuk e gjen dot, nisin procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Adriatik Llallës

SPAK ka nisur procedurat për të shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilin GJKKO e dënoi me 2 vite burg  për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe heqje e të drejtës për 5 vjet nga ushtrimi i posteve publike.

 

Reklamë

Policia e Tiranës nuk e ka gjetur Llallën brenda vendit dhe për këtë arsye i kë dërguar SPAK relacionin se Llalla nuk ndodhet brenda Shqipërisë. Në shkresën e saj, Policia bën me dije se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por Llalla nuk “figuron”.

 

Dyshohet se Llalla mund të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë