Subscribe

Ky është momenti kur një qytetar i Burrelit gjobitet nga policia për shkak të mosvendosjes së maskës.

Të tjerë zgjodhën ta vinin, edhe  pse jo ashtu siç rekomandojnë mjekët.  Por disa ankohen për vështirësi në frymëmarrje.

Në Korçë qytetarët janë parë në rrugë të lëvizin me maska, të cilat herë e vinin, e herë jo.

 

Nuk e mbaj dot. Jam i semure

 

Une spo marr dot fryme pa maske jo me maske qe e kam te veshtire.

 

Por nuk kanë munguar as qytetarët rebelë. Në Durrës, shumë të rinj kishin vendosur të dilnin pa barrierën mbrojtëse.

 

Më e ndërgjegjësuar ishte mosha e tretë.

 

Eshte e domosdoshme maska. Te mbron.  

 

E njëjta situatë ishte dhe në Vlorë.

 

Maska duhet vene. Ne e kemi kërkuar kete gje para se ta vendoste qeveria.

 

Ndërsa në Gjirokastër,qytetarët thonë i kanë vënë maskat pasi u tremben gjobave.

 

Sot e vura nga gjoba. Se kuptoje pse duhen mbajtur jashte.

 

Ndërkohë në Lezhë e Fushë Krujë të shumtë ishin ata që lëvizën normalisht, pa maska. Ndërsa në Elbasan, Berat e Fier një pjesë e madhe e qytetarëve kanë respektuar aktin normativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *