Subscribe

“Turizmi në treg” ka qenë pika e diskutimit mes të ftuarve në “Quo Vadis” të moderatores pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli për rëndësinë e sigurisë gjatë sezonit turistik në vend.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a është shqetësues për turistët numri i lartë i policëve në rrugë gjatë sezonit turistik, Softa dhe se kjo është shumë shqetësuese.

Ai theksoi se vetëm në Shqipëri policia ngatërron detyrën.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: A është shqetësues për turistët numri i lartë i policëve?

Softa: Sigurisht që po, por ne i lodhim efektivët. Ne kemi policë edhe në trafik, në asnjë vend të botës nuk sheh një gjë të tillë, është punonjësi i Bashkisë që e bën një gjë të tillë. Nganjëherë duhet të shkojmë drejt teknologjisë se sa në numrin e efektivëve. Unë nuk quaj punë të policisë atë që del një polic në kryqëzim dhe ndajnë ujë për qytetarët, por kur del dhe shfaqet aty ku duhet. Nuk është punë kur polici shfaqet pas shkurresh, punë është kur e kap radari. Parandaluese do të ishin kamerat, radarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *