Subscribe

Policia rinisi aksionin për goditjen e kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin e vendit. Me urdhër të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri nisi një operacion masiv me mbi 3 mijë forca policore, të cilat janë në terren për kontroll në zona të ndryshme, aty ku ka informacione se mund të kultivohet bima narkotike.

 

Kontrolle janë ushtruar edhe në sera apo tunele të braktisura pas dyshimeve se mund të fshihet hashash,  ndërsa në operacion ka marrë pjesë dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Burime pranë policisë thanë se përfshirja e SHKB bëhet për shkak të sigurimit të informacionit nëse do të ketë dekonspirime si në të paktën dy raste të tjera, ku të përfshirë në kultivim e trafikim kanë qenë efektivë policie. Mësohet se kontrolle të imtësishme ka dhe në pikat kufitare, por dhe në rrugët detare kjo pas sekuestrimit të tonelatave me hashash të cilat nisen drejt vendeve fqinje. Urdhri i ministrit Tahiri vjen në një që goditja ndaj fenomenit të kanabisit të bëhet para nisjes së kultivimit të farave, e kryesisht ato kineze, për të cilat ka dyshime se zhvillohen dhe në një kohë të shkurtër 40 ditore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *