Pas përfundimit të protestës së opozitës, që bllokoi disa rrugë kryesore të vendit, policia e shtetit njofton se do të çojë për ndjekje penale organizatoret. Ne nje njoftim te shpërndare per mediat, thuhet se nuk është miratuar asnjë kërkesë nga policia për bllokimin e akseve kryesore të kryeqytetit dhe vendit për këtë tubim te organizuar nga Partia Demokratike.

 

Policia e shtetit thekson se ata qe organizuan protestën mes te cilëve edhe deputete te kuvendit, do te përballen me pasojat ligjore. Uniformat blu kanë qenë në gatishmëri gjatë këtyre orëve të fundit së paku për të mos u bllokuar korsitë e emergjencave dhe për të orientuar qytetarët drejt rrugëve dytësore thuhet me tej ne njoftim. Policia konfirmon se te gjitha provat e grumbulluar do t’i kalojnë prokurorive te rretheve per procedim te mëtejshëm.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *