Trafiku i rënduar Tiranës, por edhe shoferët që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, janë kthyer në një rrezik të shtuar për nxënësit e shkollave, veçanërisht të atyre që ndodhen brenda zonave urbane.

Shqetësimi është ngritur nga drejtoresha e Shkollës ‘1 Maji’ në Tiranë, e cila thotë se ndërtesa gjendet në mes të rrugës e ka rrezik për aksidente. Sipas saj, mësimi me 4 turne, kërkon një shtim të masave policore për të parandaluar këto ngjarje.

Thirrjes për të mbikëqyrur akset rrugore në afërsi të shkollave, i është përgjigjur pozitivisht policia e shtetit. Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili, tha se janë marrë një sërë masash dhe planesh për mirëmenaxhimin e situatës.

Policia ka shtuar edhe numrin e trupave të patrullave policore për të mbajtur nën kontroll rendin në afërsi të shkollave, duke parandaluar ngjarje kriminale ku përfshihen të miturit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *