E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia kufitare u vjen në ndihmë dy turistëve hollandezë në liqenin e Pogradecit

Një episod i ndjeshëm është regjistruar pak minuta më parë në zonën turistike të Tushemishtit, ku dy turistë hollandezë, babë e bijë, janë ndihmuar nga policia kufitare pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe hasën vështirësi në lëvizje.

Turistët kishin sinjalizuar për ndihmë sapo kuptuan që nuk po mundeshin të ktheheshin në breg. Falë reagimit të shpejtë të patrullës kufitare, ata janë nxjerrë në breg në kohë dhe janë gjetur në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Reklamë

Pas ndërhyrjes, ata janë shoqëruar drejt hotelit ku do të vijojnë qëndrimin e tyre për pushime në qytetin e Pogradecit.

Policia kufitare vijon të monitorojë përditë zonën liqenore të Pogradecit, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e ngjarjeve të rrezikshme në ujërat e liqenit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë