Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar mbi 17 mijë euro të padeklaruara. Në njoftim thuhet se paratë po tentoheshin të kaloheshin në kufi nga një shtetas 31-vjeçar. Ndaj këtij të fundit ka nisur procedimi penal.

 

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, thuhet në njoftim.

 

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *