Subscribe

Disa shtetas grekë janë shoqëruar nga policia për nxitje të urrejtjes etnike në kufi.

 

Ata tentuan të kalonin kufirin me flamurë të Agimit të Artë dhe bluza të Vorio Epirit, për ti dhënë lamtumirën 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifa por nuk u lejuan nga policia.

 

Mes të shoqëruarëve është dhe Harallamb Karathano. Ai ka lindur në Greqi por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Harallamb Karathano ka qenë ish deputet I partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

 

Harallambos është I njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete në vitet e fundit me minoritetin grek.

 

Në pikën kufitare të Kakavijës, në të dyja anët e kufirit janë ushtruar kontrolle të rrepta dhe të imtësishme. Deri me tani kane mberritur 5 autobuse nderkohe qe pritet te vijne dhe 10 te tjere.

 

Pjesë e kontrolleve ka qënë edhe vetë drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, i cili po monitoron nga afër situatën.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *