Kronikë
Policia kontrollon territorin/ Gjen drogë në një pyll në Skrapar, pranga kultivuesit

Policia e Skraparit goditi një rast të kultivimit të lëndëve narkotike.
Reklamë
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Grevë, në një zonë të pyllëzuar u gjetën fidanë kanabisi.
Reklamë
Në pranga efektivët vunë një 36-vjeçar, të cilit në banesë iu gjet edhe një dorezë metalike.
Po ashtu, u procedua penalisht një 65-vjeçar, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




