Policia ka sekuestruar dhjetëra steka dhe paketa cigaresh të dyshuara si të futura kontrabandë në Portin e Durrësit.

 

Në kuadër të operacionit policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra u arrestua një person 30-vjeç.

 

Operacioni i koduar “Next” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës.

 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

-Xh. S., 30 vjeç, banues në Durrës.

 

Arrestimi i shtetasit Xh. S. u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin e tij, në Shijak, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme paketash me cigare, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale përkatëse të Republikës së Shqipërisë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *