Policia e Vlorës ka arrestuar personin që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

 

Në pranga ra E. D., ndërsa ende nuk dihet motivi që e çoi atë të qëllonte me armë. Dyshohet se ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

 

Fatmirësisht, nuk u raportua për persona të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *