Një 14-vjeçar përfundoi në prangat e policisë. Arrestimi i tij u krye gjatë një aksioni të efektivëve të Lezhës për të kapur personat e shpallur në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike.

 

Uniformat blu ndaluan disa automjete për kontroll dhe në një mjet taksi gjetën pasagjer 14-vjeçarin që kishte fshehur në çantë një pistoletë me një krehër me fishekë.

 

Kontrolle u ushtruan edhe në Shëngjin, ku u shoqëruan për verifikim pesë persona me precedentë të mëparshëm kriminalë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *