Policia e Shtetit ka sekuestruar disa makina të blinduara që ishin në pronësi të disa personazheve të njohur të drejtësise të dënuar për vepra  të ndryshme penale.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu janë sekuestruar makinat e blinduara të shtetasve Saimir Taullau në Lushnje, Durim Bami në Krujë dhe Dashamir GJoka në Durrës.

Saimir Taullau, banues në Lushnjë ka qënë i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Dashamir Gjoka, banues në Durrës ka qënë i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore.

Durim Bami, banues në Krujë ka qënë i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Më herët këtyre shtetasve iu ishte dorëzuar edhe një formular për vetedeklarimin e pasurisë dhe justifikimin e burimit të të ardhurave në kuadër të ligjit special “Anti-KCK”.
E njëjta procedurë është ndjekur edhe për disa individe të tjerë si Ardian Capja dhe Suel Cela në Elbasan, Altin Hajri në Shijak, Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishi në Durrës, si dhe fiset Bajri dhe Doci në Shkodër.

One thought on “EMRAT/ Të dënuar për vrasje dhe drogë, ekstradohen në Shqipëri 6 persona

  1. Kurre nuke eshte vone te pasqyroni nji rrealitet te pa moralshem Z Goxha.Nga bardh bythe q…. me gjeken e lezhes e banditet e tije tjerte qe shiten bythen,e cdo gje tjeter per nji vende te pa merituar si deputet.Kta ndytsira treguan veten se kushe jane e cfare bejne kta per interesat e qytetarve.Turp te kene kta ndytsira,qe pranuan marrveshjen e komunistit,qe eshte monstra e vicidolit me k/hajdutin edvin karapushtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *