Policia italiane e Reggio Emilias ka bërë të mundur shpërbërjen e një rrjeti të organizuar të trafikimit të kokainës, dhe ka vënë në shtatë personave.

 

Shpërbërja e këtij rrjeti trafikantësh që ishte organizuar në mënyrë hierarkike si një kompani e vërtetë, u shpërbë pas një viti hetimësh të detajuara. Të rinjtë shkonin në Reggio nga Kosova dhe bënin shitjen e kokainës te klientët, me të cilët kontaktonte kreu i grupit.

 

Hetimet kanë filluar në vitin 2017 pas arrestimit në flagrancë të një 21-vjeçari shqiptar me më shumë se 200 gram  kokainë. Policia filloi hetimet pasi edhe pse 21 vjeçari sapo kishte mbërritur në Itali, pa pasur kontakte në qytet, kishte arritur që brenda pak ditëve të kishte në dispozicion telefona, strehim dhe një sasi të madhe droge.

 

Pas hetimeve të kryera përgjatë një viti policia ka rënë në gjurmët e 41 vjeçarit shqiptar Xhafer Berisha, i cili ishte koka e këtij rrjeti. Përveç Berishës në prangat e policisë italiane kanë rënë dhe dy shqiptarë të tjerë Arsid Subashi dhe Dorian Cakri.

 

Gjithashtu është arrestuar tuniziani Fethi Stambali, Redouane Nahi dhe dy të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *