E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia i shkon në banesë për ta arrestuar, por Adriatik Llalla “zhduket”

Nga kontrolli që ushtruan në banesën e Adriatikës Llalla, uniformat blu kanë dalë “duarbosh”, pasi ish-kryeprokurori nuk ndodhej në shtëpi. Më herët, u raportua se Llalla mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë,  por ende nuk dihet.

 

Reklamë

Pak minuta pasi hynë në shtëpinë e tij, prokurori i çështjes dhe tre efektivët dolën nga banesa njëri pas tjetrit, por refuzuan të flisnin për mediat.

 

Sot, SPAK kërkoi arrestimin e ish-kryeprokurorit dhe ngarkoi Policinë ta zbatonte urdhrin. Për ish-kryeprokurorin sot Gjykata e Apelit dhe vendimin e formës së prerë duke e dënuar atë me 2 vite burg.

 

Po ashtu, ish-kryeprokurorit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë