Një nga personat që është ndaluar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje është biznesmeni Sino Llanaj.
Ai është një emër i njohur për policinë, pasi më parë është konfliktuar me ortakun e tij në biznes.
Lexo edhe :
Related Posts
Sherri ka nsiur pasi dy investitoret nuk kishin rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër dhe ka shkuar dhe në dyert e Gjykatës së Tiranës.
Shkak është bërë konflikti mes dy investitorëve për një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.
“Në vijim të kontrolleve që kryhen në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e DVP Vlorë, mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u vu në pranga S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, njoftoi policia. /vizionplus.tv