Dy shqiptarë u prangosën pa të drejtë nga policia greke. Ata u akuzuan për trafik droge sepse në makinën e tyre u gjet një pluhur i bardhë, për të cilën efektivët dyshuan se ishte kokainë.

 

Por pasi u analizua në laborator, rezultoi se bëhej fjalë për një pudër adzivi që përdoret për ngjitjen e drurit.

 

Substanca e bardhë ishte pjesërisht e kristalizuar për shkak të temperaturës së lartë në bagazhin e makinës.

 

Sipas mediave greke, prokuroria tërhoqi akuzat për posedim dhe trafik droge ndaj shqiptarëve dhe më pas ata u lanë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *