Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në spital

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha: Kërcënim ndaj...

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri duhet të...

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë, merr flakë...

Katari për rihapjen e Hormuzit: Irani dhe Omani në...

Trendi i ri i bandave, marrin shtëpi me qera...

“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i Autoriteteve Lokale...

Sanksionet e reja amerikane synojnë bankat, oligarkët dhe “flotën...

Trump ndryshon rekomandimet për vaksinat e fëmijëve, MMR synohet...

Policia greke dhunë ndaj refugjatëve, gra e fëmijë tentojnë të kalojnë telat me gjemba

4 Mars 14:41

Përshkallëzohen tensionet në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë. Policia e vendit fqinj ka hedhur gaz lotësjellës ndaj qindra refugjatëve në Evros të cilët kërkojnë të hyjnë në territorin grek.

Përveç forcave të shtuara tokësore në kufi, duket se autoritetet greke po përdorin dhunë për të larguar refugjatët me dhunë edhe në det.

 

Kjo video e publikuar nga mediat, tregon momentin kur një anije e forcave detare greke në ujerat e Egjeut, qëllon ndaj gomones me refugjatë duke i rrezikuar ata të mbyten.

 

Për pasojë, një refugjat dyshohet se ka vdekur, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.

 

Tensionet janë shtuar këtë të mërkurë edhe në kufinjtë tokësorë, kryesisht në rajonin verilindor të Evros, ku sipas mediave greke janë më shumë se 12 mijë refugjatë që presin të kalojnë kufirin. Ata madje kanë tentuar të shkaterrojnë telat me gjemba në kufi, por janë përballur me forcat e shtuara greke e cila është kundërpërgjigjur.

 

Përleshjet mes policisë greke dhe refugjatëve kanë nisur që të premten e kaluar, që kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi hapjen e kufinjve për të gjithë refugjatët që kërkojnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian.

 

Këtë të mërkurë, ministrat e Brendshëm të BE-së do të mblidhen në Bruksel ku do të diskutojnë për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të parandaluar kalimet e paligjshme në kufinjtë e jashtëm të bllokut.

 

Takimi i tyre vjen vetëm një ditë pasi zyrtarët e lartë të unionit monitoruan nga afër situatën në Evros.

 

Ndërkohë Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel është takuar në Ankara me presidentin Turk Erdogan për krizën me refugjatët.

 

Vendimi i Turqisë për të hapur kufinjtë e saj për emigrantët erdhi pas një sulmi të qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia në Idlib të Sirisë, ku mbetën të vrarë 33 ushtarë turq.

 

Por Athina zyrtare thekson se hapja e kufinjve është një përpjekje e Erdogan për të arritur qëllimet e tij gjeostrategjike.

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
dhune Policia Greke Refugjate Tela me Gjemba

Nga e njëjta kategori

Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në spital

më shumë...

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë

më shumë...

E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë, ja sa pritet të shënojë termometri

më shumë...

Katari për rihapjen e Hormuzit: Irani dhe Omani në fazën teknike të bisedimeve, dakordësi për rrugët e anijeve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:35

Simptomat e hershme të demencës mund të...

5:19

Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në...

5:04

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i...

5:03

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha:...

4:50

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri...

4:42

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë,...

4:38

E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të...

4:32

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 8 vatra...

4:23

Katari për rihapjen e Hormuzit: Irani dhe...

4:01

Çfarë mban një infermier gjithmonë në shtëpi

3:58

Jetonte i vetëm, gjendet i pajetë në...

3:54

Trendi i ri i bandave, marrin shtëpi...

3:48

“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i...

3:32

Sanksionet e reja amerikane synojnë bankat, oligarkët...

3:22

Sarandë/ Banesa e kthyer në lavanderi merr...

2:51

Trump ndryshon rekomandimet për vaksinat e fëmijëve,...

2:50

Mungesa e rrugës izolon banorët, fshati Lavdar...

2:42

Interes për të kaluarën komuniste, fluks vizitorësh...

2:42

Brukseli reagon për “Ibrin”: Të shmangen deklaratat...

2:26

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar Lurë-Mali...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e e Krisjan S...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.