Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, Policia Rrugore në Gjirokastër ka intensifikuar kontrollet me qëllim ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe të rrezikshëm.

 

Gjatë javës që lamë pas, nuk është evidentuar asnjë shofer që drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën.

 

Ndërkohë, janë vendosur në total 401 gjoba.

 

Masat administrative janë vendosur për mosvendosjen e rripit të sigurimit; për shpejtësi mbi normën e lejuar; për parkime të gabuara; për parakalime të gabuara; si dhe për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

 

Po ashtu, janë bllokuar 2 makina nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *