E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia gjen 2 kallashnikovë, një armë zjarri, granatë e fishekë në Qafë Botë

Policia Kufitare në Qafë-Botë në Sarandë ka sekuestruar 3 armë zjarri në kufirin shqiptaro-grek.

 

Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël”, policia ka gjetur dy çanta të zeza, në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

 

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë