E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Policia: “Gatitu” kundër terrorit

Sulmet terroriste te ndodhura nje jave më pare në disa qytete të Europës, por edhe kërcënimet e raja nga ISIS kanë alarmuar policinë e shtetit. Ajo ka njoftuar rritjen e menjëhershme të masave të sigurisë. Agjentët e antiterrorit së bashku me ata të Shërbimit Informativ, janë angazhuar për të rritur sigurinë publike si edhe për të forcuar kontrollin në pikat e kalimit kufitar.

 

Më shumë forca policore me uniformë si dhe agjentë në terren, do të ketë gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje masive kulturore-sportive, e po ashtu edhe nëpër qendra tregtare e objekte me rëndësi strategjike. Policia e shtetit thekson se rëndësi i është kushtuar edhe ruajtjes së ambasadave të huaja në Tiranë  si dhe trupit diplamatik.

 

Reklamë

Paralelisht, strukturat e antiterrorit po punojnë në terren për mbajtjen nën kontroll të  personave problematikë, me prirje radikale si dhe lidhjet e tyre. Pjesë e planit është edhe bashkëpunimi me institucione të tjera si Prokuroria, SHISH dhe agjencitë e vendeve partnere për shkëmbimin dhe ndjekjen e çdo informacioni. Në fund policia kërkon bashkëpunimin e publikut për të njoftuar në dy numrat e saj 112 dhe 129  për çdo gjë të dyshimtë që ndodh në zonat ku ata jetojnë.

 

 

Më shumë video

Reklamë