Subscribe

Situatë tejet e rënduar në dalje të qytetit të Bilishtit. Atje policia ka ngritur postoblloqe për të bllokuar lëvizjen e autobusëve drejt pikës kufitare të Kapshticës.

Mjetet e vogla u lejuan, por jo autobusët, sipas marrëveshjes së arritur me Greqinë. Kjo ka shkaktuar irritim dhe acarim tek qytetarët në pritje për orë të tëra. Ata fajin e hedhin tek shteti shqiptar.  

“Nuk na lënë të kalojmë matanë, autobusët. Këta tanët nuk na lënë, jo shteti grek. Nuk na lënë të shkojmë as deri në doganë në këmbë. Presim të kalojmë, ne na kanë bllokuar. Nëse greku në bllokon, neve kthehemi mbrapsht. Por jo këta tanët. Kanë bllokuar autobusët. Kemi 4-5 orë që rrimë. Ja shikoji edhe vetë, fshihe, përdridhen atje, por nuk japin përgjigje. Dua të kaloj urgjentisht. Nuk kemi pse të bllokohemi përderisa kemi leje qëndrimi. Jemi rreth 200 persona të bllokuar. Nuk kam pse të paguaj 200 euroshin. Drejtuesit tanë po tregohen më negativë se grekët. Ata po na pengojnë. Na bllokuan këtu. Të na lënë të shkojmë te dogana greke. Nëse nuk punon, kthehemi”, u shprehën ata për “Vizion Plus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *