Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët dhe turistët...

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë Romës

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me...

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, humb jetën...

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro,...

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në...

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund...

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë, zhvlerësimi i...

Cili ishte roli i Rusisë në krizën me emigrantët...

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82 të Turit Çiklistik të Shqipërisë

13 Korrik 15:27

Pas vlerësimit të parë nga RCS Sport & Events, organizatorja ndërkombëtare e Giro d’Italia, Policia e Shtetit ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm për angazhimin e saj maksimal dhe profesionalizmin në garantimin e sigurisë gjatë dy eventeve të mëdha sportive: Giro d’Italia dhe Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, z. Skënder Anxhaku, me porosi të Presidentit të Unionit Europian të Çiklizmit (UEC), Enrico Della Casa, dhe Presidentit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), David Lappartient, i dhuroi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, kaskën e një prej çiklistëve të ekipit Movistar që mori pjesë në Giro d’Italia, si shenjë simbolike mirënjohjeje për punën dhe kontributin e Policisë Shqiptare.

Takimi u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u theksua roli i jashtëzakonshëm i strukturave policore në mbarëvajtjen e të dy garave.

Presidenti i Federatës së Çiklizmit, z. Skënder Anxhaku, ka thënë:

“Është kënaqësi që ndodhem në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe pranë zotit Proda. Ndihem mirë për vlerësimet që janë bërë nga Federata Botërore, si për Giro d’Italia, ashtu edhe për xhiron e Shqipërisë. Një nga komisarët më të rëndësishëm të gjithë gjykimeve që ka bërë në Evropë dhe në Ballkan, më ka thënë dy fjalë në Vlorë që më janë ngulitur në kokë. Kur erdha, tha, për në Shqipëri, më kishin folur jashtëzakonisht, në kuptimin që ky shtet ka probleme, por në organizimin e Policisë së Shtetit është një nga policitë që mund të merren shembull në Ballkan dhe në Evropë. Më e rëndësishmja ishte që nuk pati asnjë rrëzim. Ky është një lloj sporti që ka shumë probleme, me rrezik, dhe u mbyll Giro d’Italia në mënyrë të shkëlqyer. Dhe erdhi qershia mbi tortë: xhiroja e Shqipërisë. Ndaj jemi këtu për të falënderuar Policinë, nga punonjësi më i thjeshtë deri te Drejtori i Përgjithshëm, zoti Proda. Kemi sjellë një kaskë të Giro d’Italia, të një prej çiklistëve të ekipit Movistar, në emër të Presidentit të UCI-së, si një dhuratë për Policinë Shqiptare.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka thënë:

“Faleminderit, vlerësim i madh për Policinë e Shtetit. Jam i nderuar të kem sot në Drejtorinë e Policisë Presidentin e Federatës së Çiklizmit, zotin Anxhaku. E kam thënë edhe më parë: ta shikoje garën, ishte spektakolare, por të shërbeje për të marrë masat e sigurisë që gara të zhvillohej, ishte akoma edhe më spektakolare. Falënderoj për vlerësimin Federatën e Çiklizmit. Është një nder i veçantë dhe siguroj që Policia e Shtetit është e gatshme të ofrojë shërbime sigurie për çdo lloj aktiviteti sportiv në vend, jo vetëm për çiklizmin.”

Në përfundim të takimit, z. Anxhaku i ka dorëzuar zyrtarisht Drejtorit të Përgjithshëm kaskën e çiklistit të ekipit Movistar që mori pjesë në Giro d’Italia, si shenjë vlerësimi në emër të drejtuesve të UEC dhe UCI.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
“Giro d’Italia” Policia e Shtetit Vlerësim

Nga e njëjta kategori

Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi

më shumë...

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët dhe turistët në Siviri

më shumë...

Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh në Kosovë

më shumë...

Sezoni turistik në Shqipëri, dyndje turistësh! Trafik në rrugët e Lezhës dhe Milotit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:58

Kriza drejt zgjidhjes, Abdixhiku: LDK tërhiqet nga...

5:46

Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin...

5:41

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët...

5:36

Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh...

5:31

Sezoni turistik në Shqipëri, dyndje turistësh! Trafik...

5:25

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë...

5:21

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

5:16

Çfarë karakteristikash kanë fëmijët sipas shenjave të...

4:43

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis...

4:41

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit,...

4:32

E premtja sjell “frymëmarrje”, ulen lehtë temperaturat

4:27

IdentiTek lehtëson shërbimin për qytetarët

4:15

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8...

3:13

Fluks pacientësh në Pediatri, mjekët: Dominojnë infeksionet...

2:56

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH:...

2:53

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i...

2:47

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë,...

2:20

Rritet fluksi i pushuesve në Pogradec, kontrolle...

2:19

Cili ishte roli i Rusisë në krizën...

2:17

Zjarr në Elbasan, digjet një sipërfaqe e...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.