Policia e shtetit në prag të festive të fundvitit ka surprizuar një fëmijë në Bathore, i cili ka dëshirë të jetë pjesë e strukturave të policisë në të ardhmen.

 

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Shtetit shprehet se tashmë drejtuesit e makinave duhet të bëjnë kujdes. Gjithashtu në postimin e policisë shkruhet se fëmija nga Bathorja me emrin Kevin do të monitorojë rregullat e qarkullimit duke mos kursyer edhe gjobat për shkelësit e ligjit.

 

“Kevini është një djalë fantastik që jeton në Bathore, Tiranë dhe është polici më i ri në Shqipëri ? Bëni kujdes tani se Kevini është shumë i dashur dhe nëse shkelni rregullat e qarkullimit rrugor do ju gjobisë me plot dashuri dhe lumturi ? Falenderojmë Ministria e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që i realizuan dëshirën Kevinit ???? #PoliciaQeDuam #BehuBabagjyshi #BeSanta #BabagjyshiSekret #SecretSanta #Beso #Dhuro #Gezo #Lumturo #Frymez”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *