Subscribe

Duke iu referuar situatës së krijuar me emigrantët e bllokuar në disa pika kufitare, Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që punojnë, jetojnë dhe janë rezident në vende të tjera se nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat gjendja e emergjencës.

 

“Vendi ndodhet në një situatë emergjence të shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19, për shkak të së cilës janë kufizuar në mënyre të pazakonte e të panjohur ndonjëherë në vend, shumë veprimtari publike, ekonomike, tregtare etj. Në ketë kuadër janë kufizuar së tepërmi edhe lëvizjet, si brenda vendit, por aq me tepër ato jashtë tij.”

 

Në reagim thuhet se hyrja dhe dalja nga territori i vendit tashmë është një përjashtim i imponuar nga situata e pazakontë.

 

“Fatkeqësisht konstatohet se në disa raste, në pikat e kalimit kufitar paraqiten qytetare që kërkojnë të udhëtojnë në destinacione të ndryshme në Shqipëri, jashtë rregullave të vendosura. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për qytetarë që janë rezident në vende të tjera, të cilët kërkojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Është me rendësi që të kuptohet nga të gjithë se hyrja dhe dalja nga territori i vendit tashmë është një përjashtim i imponuar nga situata e pazakontë.  Qytetarët shqiptarë që punojnë, jetojnë dhe janë rezident në vende të tjera nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat situata e jashtëzakonshme.”

 

Për ata qytetarë që janë rezidente vetëm në Shqipëri dhe që situata e jashtëzakonshme i ka zëne në mënyrë të papritur në vende të tjera, ekziston mundësia e kthimit të rregullt në Shqipëri.

 

“Për ketë kërkohet që ata të drejtohen paraprakisht në përfaqësitë diplomatike apo konsullore të RSH-së në vendet përkatëse, për t’u paraqitur me autorizimin e hyrjes në vend. Policia e Shtetit është e detyruar nga ligji që të kontrollojë dhe menaxhojë kufijtë e vendit dhe ajo nuk mund të lejojë kalime të paligjshme të tyre, sidomos në një situate të tillë ku rreziqet shëndetësore janë shumë të shtuara.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *