E diel, 4 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia dhe Njësia Alpine shpëtojnë turistin belg të bllokuar në “Shkëmbin e Tujanit”

Njësia Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë shpëtuar një turist belg, i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e “Shkëmbit të Tujanit”.

Pas marrjes së njoftimit për turistin e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, forcat e Policisë u mobilizuan menjëherë për ta lokalizuar dhe ndihmuar.

Reklamë

Kërkimet u zhvilluan në bashkëpunim me Njësinë Alpine dhe pas disa orësh u bë e mundur gjetja e 26-vjeçarit, i cili ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti belg ka falënderuar autoritetet shqiptare për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën e dhënë.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Njësia Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë ndihmuan një turist belg që kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist belg kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin.

Për shkak të terrenit të vështirë, kërkimet janë kryer në bashkëpunim me Njësinë Apline të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë. Pas disa orësh kërkime gjatë mbrëmjes, është bërë e mundur gjetja e turistit 26-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nxjerrja e tij nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar.

Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e shpejtë.  /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë