E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia ‘blindon’ Fierin/ Kontrolle për automjetet luksoze dhe ato me targa të huaja

Mbrëmjen e sotme policia ka “blinduar” qytetin e Fierit.

 

Reklamë

Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe.

 

Automjetet luksoze e ato me targa të huaja janë ato që ndalohen më tepër nga uniformat blu. Gjithashtu ka pasur edhe  kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve.

 

Ky kontroll vjen vetëm një ditë pasi në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano.

Vazhdo të lexosh

Reklamë