Asnjë rrënjë kanabisi nuk është gjetur nga ana e policisë së shtetit në kontrollet që janë kryer kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në një njoftim zyrtar, ben e ditur Vizion Plus, policia sqaron se në total janë kryer rreth 10 mije kontrolle në të gjithë vendin.
Gjysma e tyre u zhvilluan në sera, dhe pjesa tjetër në magazina, ish-objekte ushtarake, ne zona të hapura etj.
Në këto aksione janë përfshirë rreth 2 mije punonjës policie.
Gjatë operacionit janë përdorur edhe 25 dronë, si dhe qindra automjete të ndryshme.





