Video · Vendi
Policia bashkiake heq çadrat e shezllonet pa leje tek Shkëmbi i Kavajës
Kjo hapësirë plazhi që dikur ishte private nga kjo e hënë i është kthyer pa pagesë qytetarëve.
Të gjitha shezllonet dhe çadrat e vendosura nga një subjekt privat janë sekuestruar, pasi ishin vendosur pa leje.
Reklamë
Drejtori i policisë bashkiake Vasip Çopa tha se çdo subjekt që operon me plazhe private duhet të ndërgjegjësohet dhe të paguajë detyrimet, në të kundërt çadrat dhe shezllonet do të sekuestrohen.
Pushuesit shprehen se janë të kënaqur e kërkojnë qe monitorimi i subjekteve qe operojnë ne plazhe te behet ne vazhdimësi.
Aksioni i nisur do të vazhdojë deri në kufi me plazhin e Golemit, i cili administrohet nga bashkia e Kavajës.
Më shumë video
Reklamë




