Rreth 9 mijë rrënjë kanabis-sativa janë asgjësuar gjatë 24 orëve të fundit nga policia. Uniformat blu e kanë shtrirë aksionin në të gjithë vendin. Tepelena shënon edhe numrin më të madh të rrënjëve të zbuluara dhe asgjësuara me ane te djegies. Në Kurvelesh dhe Krahës u gjetën të kultivuara 3440 bime. 1823 rrënjë të tjera u identifikuan në zona të pyllëzuara të shkodrës. 1.100 rrënjë u asgjësuan në Krujë, ndërsa një person është shpallur ne kërkim. E ndërsa numri i bimëve te asgjësuara është i larte, për autorët e kapur nga policia, nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *