Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në orët e fundit në të gjithë territorin.

Bëhet me dije se janë arrestuar 6 persona, dhr janë shoqeruar në komisariat 112 të tjerë ndrrda janë sekuestruar mijëra euro që po dërgoheshin nga Tirana në Shkodër.

 

Të arrestuarit janë 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe një person që u kap me armë zjarri, dhe dy të tjerë me lëndë narkotike.

 

Policia më tej bën me dije se janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 112 shtetas, ndër ta 32 persona me precedent penal/kriminal.

 

Sa i takon shumës së sekuestruar, Policia njoftoi se në Shkodër, gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. S., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi shumën 31200 euro. Këtë shumë eurosh, drejtuesi i mjetit deklaroi se e kishte sjellë nga Tirana, për llogari të një shtetasi në Shkodër. Vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *