Subscribe

Pas përleshjes që presidenti Ilir Meta pati me policët bashkiakë të Tiranës për zyrat e Frymës së Re Demokratike, nuk vonoi reagimi i Partisë Demokratike.

 

PD u shpreh për mediat se tentativa e policisë për të nxjerrë jashtë selisë përfaqësuesit e FRD është tregues se kryeministri Edi Rama është në panik. Sipas kampit opozitar, gjithçka do të marrë fund në 25 prill.

 

“Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë. Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët. Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill, pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!”

 

Policia mbërriti këtë të premte në zyrat e partisë opozitare dhe kërkoi që të braktisin ambientet sepse godina është e amortizuar. Por kreu i shtetit ndërhyri dhe nxori jashtë efektivët, duke kërcënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *