Subscribe

Kur kane kaluar me shume se dy javë nga grabitja e gati 1 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, policia e Tiranës nuk ka asnjë të dyshuar. E sikur mos të mjaftonte kjo edhe pse kishin një pistë, ajo dështoi. Ky është furgoni në të cilin dyshohej se lëviznin autorët. Dhjete dite me pare, për të gjitha rajonet ishin dhënë karakteristikat e tij, ndërkohë që forcat operacionale njoftuan se një mjet i tillë transporti mallrash gjendej në afërsi të zonës së njohur si pallati me shigjeta. Furgoni ishte i dëmtuar në njërën prej pasqyrave dhe pa targa. Menjëherë një patrullë shkoi pranë vendngjarjes dhe gjeti makinën të parkuar dhe me bllokazh ndezur. Por në vend që ta mbanin nën mbikëqyrje, pasi të dyshuarit mund të ndodheshin afër dhe të ktheheshin për të marrë mjetin,efektivët e policisë hipin në furgon dhe e dërgojnë atë në komisariat. Një veprim i tillë i ka hequr çdo mundësi policisë për të qenë sa më pranë identifikimit të autorëve, kjo pasi efektivët me veprimet e tyre kanë fshirë dhe gjurmët e gishtërinjve, të cilat do ti shërbenin policisë shkencore. Edhe pse makina u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe Laboratori Shkencor nuk mundi të bëjë dot gjë, pasi butoni i bllokazhit aty ku mund të identifikohej shenja e gishtit ka gjurmët e efektivëve. Pasi dogjën makinën me të cilën u futën deri në pistën e avionëve në aeroportin ‘Nënë Tereza’, 3 grabitësit u larguan nga vendngjarja me një furgon mallrash. Të paktën kështu rezultoi nga këqyrja e kamerave të sigurisë ku mjeti duket që largohet nga vendi, ku u dogj makina të cilën gjeti policia. Pas djegies së makinës që përdorën në pistën e avionëve, autorët mendohet se hipën në këtë furgon që u fiksua të largohet në drejtim të Laknasit dhe të humbasë gjurmët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *