E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pogradec/ Shkojnë të luajnë në oborrin e një banese, fëmijët gjejnë 2 armë zjarri

Hyjnë të luajnë në oborrin e një banese private në Pogradec, por aty gjejnë 2 armë zjarri të modelit 56, kaliber 7.62 mm. Sapo kanë parë armët, fëmijët kanë dalë përjashta dhe ua kanë bërë me dije prindërve të tyre atë çka kishin gjetur në banesën e shtetasit F. I.,  i cili prej vitesh jeton në Angli. Ndërsa këta të fundit kanë lajmëruar menjëherë shërbimin e policisë të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekspertët e armatimit.

 

Reklamë

Burime të policisë kanë dyshime të forta se armët e gjetura janë hedhur aty nga persona të tjerë. Për këtë, tha më tej burimi, janë sekuestruar pamjet filmike të një kamere sigurie në afërsi të banesës ku janë gjetur dhe dy pushkët model 56. Nga ana e policisë mësohet se armët do t’i dërgohen për ekzaminim balistik për të mësuar nëse armët e gjetura aty mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje.

 

Më tej, i njëjtim burim tha se javën e kaluar ka pasur kontrolle në disa banesa të kësaj lagjeje, ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që armët të jenë hedhur aty nga frika e këtyre kontrolleve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë