Subscribe

Ditën e sotme po zhvillohet seanca plenare e radhës ne Kuvend.

Në rendin e ditës është parashikuar interpelancë me Ministren e Shëndetësisë nga deputetit Tritan Shehu. Shehu ka replikuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, për mënyrën e votimit që po përdoret në Kuvend së fundmi me letra dhe në kuti votimi.

Deputeti i PD-së është shprehur se një mënyrë e tillë votimi nuk është transparente dhe në kundërshtim me rregulloren.

“Po deformohet votimi. Ne duhet të dimë dhe duhet të jemi koherent ndaj votimit pasi është thelbi i vendimeve që marrim, votimi duhet që të bëhet në mënyrë transparente dhe sipas rregollores së kuvendit jo me copa letre. Detyrimi jonë është të jemi transparent ndaj medias,. Sot ,basë nuk ka vendime të rëndësishme por nesër do të kemi dhe vendime të rëndësishme, duhet të votojmë në mënyrë të hapur dhe jo me copa letre. Thuhet se është bërë për Covid por në të vërtet sështë aspak e vërtetë”, ka thënë ai.

Ndërkohë nga ana tjetër kryeparlamentarja ka theksuar se votimi është i hapur dhe transparent dhe çdo flet votimi dhe si ka votuar publikohet në faqen e kuvendi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *