Subscribe

Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marte në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Një automjet, në të cilin udhëtonin 3 vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish pularia”.

 

Mjeti që po udhëtonte drejt Tiranës është përplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.

 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *