E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Po transportonin drogë, arrestohen katër persona në kufi me Shqipërinë

Autoritetet greke kanë arrestuar katër persona në Kozanë, pranë kufirit me Shqipërinë, pasi po transportonin një sasi të madhe kanabisi.

Gjatë operacionit, policia gjeti 42.869 kilogramë kanabis, me një vlerë të llogaritur mbi 686 mijë euro. Ndjekja filloi kur dy automjete që po transportonin drogën nuk iu bindën urdhrit të ndalimit dhe u përpoqën të largoheshin me shpejtësi. Një pjesë e lëndës narkotike u hodh në tokë gjatë ndjekjes.

Reklamë

Të arrestuarit janë një 24-vjeçar, një 26-vjeçare, një 29-vjeçar dhe një 44-vjeçar. Ata u dërguan në Prokurorinë e Gjykatës Penale në Kostur, ku do të përballen me akuza për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Kostur, me mbështetje të informacionit inteligjent.

Vazhdo të lexosh

Reklamë