Subscribe

Komisioni hetimor lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi, ka nisur me debate.

Në mbledhjen e dytë të komisionit për shëndetësinë ka patur përplasje mes Plarent Ndrecës dhe Albana Vokshit.

Ndreca dhe Vokshi janë përplasur për rolin e sekretarit të komisionit dhe për një mosmarrvehsje lidhur me shtyrjen e orarit të komisionit.

Socialistët kërkuan sot që kryetarja e komisionit Albana Vokshi të informojë sekretarin. Por kjo nuk është pranuar nga Vokshi, e cila e ka konsideruar si përpjekje për të monopolizuar drejtimin e komisionit. Për këtë Plarent Ndreca tha se Vokshi se po thyen Kodin e Etikës.
Pjesë nga debati

Plarent Ndreca: Thjesht nuk po krijojmë komunikimin që duhet mes njëri tjetrit dhe të kemi besimin se ccdo organ funksionon mbi bazë besimi dhe harmonie. Kemi komunikuar së bashku, u kam thënë që kolegët janë të zënë, ka qenë Javë e Gjelbër. Nuk kishte asnjë tendencë. Kemi qenë korrekt për sot. U kërkua nga një koleg shtyrja u gjet mirëkuptimi. Me gjithë mirëkuptimin nuk arritëm që të gjenim të gjithë momente të lira për në orën 12:00. Sa i përket cështjes së sekretarit është ai që drejton nga pikëpamja administrative të gjithë procesin. Edhe kryetarja duhet të informojë për gjithçka sekretarin.

Albana Vokshi: Çfarë po thoni? Unë të informoj sekretarin?

Plarent Ndreca: Pse po më ndërprisni?

Albana Vokshi: Tërhiqeni mbrapsht, kjo është non sens. Po të jetë ashtu, se ju jeni edhe jurist, hajde të ikim ne. Nëse sekretari është vetëm për letrat…asnjë shantazh ndaj stafit. Harroni shantazhet ndaj stafit.

Plarent Ndreca: Nuk ka asnjë presion. O zonjë më lini ta mbaroj.

Albana Vokshi: Thoni gjërat sikur janë, zbatimi i ligjit

Plarent Ndreca: Nuk ka asnjë pengesë, nuk mund të them cfarë do ti, po ligji. Ajo që po them unë…Sekretari nuk të merr leje ty cfarë bën, është ai që drejton pjesën administrative. Informimi nuk do të thotë asgjë, ti sapo informove publikun dhe jo më sekretarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *