E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Po të vezhgoj ty që më shkaktove dhimbje”/ Kryemadhi “çon Teatrin” në protestë

Kryetarja e LSI-së i është bashkuar protestës se qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. E shoqëruara nga ish-deputeti Petrit Vasili, ajo doli nga selia dhe u nis drejt protestuesve.

Kësaj radhe, Kryemadhi shfaqet e veshur me nje bluzë në të cilën ka stampuar godinën e Teatrit Kombëtar që u shemb më 17 maj dhe sy që lotojnë.

“Dy syte jane simbol ‘I am watching you’ ( po te vezhgoj). Loti simbol i nje nene dhe nje gruaje, lot hidherimi dhe gezimi. Po te vezhgoj ty qe me shkaktove dhimbje, dhe do ta rindertoj aty ku ishte dhe ashtu sic ishte”, tha LSI.

Pak më herët, protestës iu bashkua edhe kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me ish-deputetë dhe simpatizantë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë