Subscribe

Kur pritshmëritë për rezultate janë të larta, në vitin e gjashtë të zbatimit të reformës në drejtësi, amabasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim apelon që të ecet para dhe jo pas me zbatimin e ligjit.

 

Në Tëitter, diplomatja e lartë shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në dijeni të përpjekjeve për shantazhuar prokurorë dhe gjyqtarë në mosndëshkimin e të fuqishmeve, duke iu referuar njerëzve me pushtet politik.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE   

 

Jemi në dijeni të më shumë përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në pandëshkueshmërinë për të fuqishmit – dmth, për të zvarritur Shqipërinë pas në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të përmbushin detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

 

Me theksin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin me vëmendje çdo zhvillim në drejtësi, Yuri Kim shkruan se me luftën kundër korrurpsionit duhet të të ecet vetëm përpara.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

 

Është koha të thyejmë zakonet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, as të qëndrojë në një vend. Shtetet e Bashkuara po i ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e reformës në drejtësi.

 

Në deklaratën e saj në Tëitter për shantazh të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ambasadorja amerikane nuk i referohet një rasti konkret.

 

Ndër çështjet më të nxehta të cilat janë nën hetim nga SPAK është ajo që njihet si afera e inceneratorëve, ku së fundmi një prej të arrestuarve, ish deputeti socialist Alqi Bllako me vendim të gjykatë së posaçme u la në arrest shtëpie.

 

Po ashtu në SPAK janë depozituar edhe padi kundër ish presidentit Ilir Meta apo edhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *