Kronikë
Po rregullonte një prizë në banesë, vdes 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të hënë në fshatin Mishtër të Klosit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
I.K. ishte duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij, kur ra në kontakt me energjinë.
Reklamë
Ai u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, por nuk mundi të mbijetonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




